Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Maturantët, dalin datat e provimeve të vjeshtës

14:58 / April 28, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
maturantet provim c1200x600 1481528107 2043574
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në këtë provim do të futen jo vetëm maturantët që rezultojnë ngelës, por edhe maturantët e vjetër që duan të konkurrojnë për në universitet si dhe ata që vijnë nga jashtë vendit. Për ta, është përcaktuar një fashë kohore që nis në fund të muajit gusht deri më 6 shtator.

Përveç datave, asgjë nuk ndryshon për të rinjtë, qoftë për nga struktura dhe kohëzgjatja, si dhe monitorimi i provimeve. Tezat do të hartohen nga ekspertët e Qendrës së Shërbimeve Arsimore dhe do të korrigjohen po nga ata. Risia e këtij viti është vlerësimi elektronik, i cili do të im plementohet për të parin vit dhe vetëm për pjesën e parë të tezës, pyetjeve me alternativa.

Pyetjet me shtjellim dhe esetë, që kërkojnë sy të mprehtë, do të vijojnë të kalojnë në dy duar korrigjuesësh.

PROVIMET

Ndryshe nga Maturat e viteve të shkuara, janë katër provime gjithsej, që do të japë ky brez e në vazhdim. Përveç tri provimeve me detyrim, do të jetë vetëm një lëndë fakultative që maturantët e kanë caktuar në formularin A1/A1Z. Në sesionin e dytë do të ketë çdo tri ditë provime. Ato nisin me Gjuhën e huaj më 27 gusht, e cila ndiqet nga Gjuha shqipe e Letërsia në datën 30, Matematika në 3 shtator dhe tri ditë më vonë provimi i vetëm me zgjedhje.

Në këtë sesion provimesh do të marrin pjesë, përveç maturantëve mbetës në një ose më shumë provime përgjatë sezonit të parë, maturantët e vjetër që kanë përfunduar shkollën e mesme, por që nuk kanë shlyer detyrimet e Maturës Shtetërore; ata që kanë mbetur në një ose dy lëndë vjet dhe i shlyejnë provimet shkollore para se të futen në sezon; si dhe maturantët që kanë përfunduar shkollën e mesme jashtë vendit, pasi të kenë njehsuar diplomën pranë QSHA-së.

Kategoritë e lartpërmendura duhet të kenë aplikuar më parë me formularin A1/A1Z, ku caktojnë gjuhën e huaj që duan të japin provim si dhe lëndën me zgjedhje (nëse s’e kanë dhënë ende). Për të gjitha këto, nga shpallja e datave, mjediset dhe orën e provimit, duhet të kujdesen Drejtoritë Arsimore Vendore.


Maturantë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.