Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Maxhoranca ka p/ligj për KLSH-në, reagon Meta: Presion politik ndaj Presidentit

13:22 / June 4, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ruci meta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pasi propozoi emrin e ri për kryetar të KLSH-së kreu i shtetit Ilir Meta bën publike dhe një letër që i ka dërguar kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, si një përgjigje ndaj këtij të fundit.

Referuar dhe lajmit për një projektligj të maxhorancës për emërimin e zv.kryetarit të KLSH-së, Meta e quan një presion politik ndaj Presidentit.

“Deri tani jam vënë para faktit të kryer të rrëzimit të propozimeve për tre kandidatura radhazi për në KLSH. Të tre këto kandidatura përmbushnin kriteret ligjore dhe gëzonin përvojë të gjerë profesionale. Nisi fushatë në media për miratimin e një projektligji, për emërimin e Zv/Kryetarit të KLSH. Kjo fushatë ka për qëllim ushtrimin e presionit politik ndaj Presidentit”, thuhet mes të tjerash.

Madje ai shkon më tej duke e quajtur presion politik për të propozuar një kandidaturë nga ato që kërkon prej kohësh mazhoranca. “Ky veprim i Kuvendit tregon mungesë vullneti për bashkëpunim me Presidentin. E njëjta qasje e Kuvendit si gjatë procesit të emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Nëse vijohet në drejtimin për kapjen e institucioneve të pavarura, tregues se 3 kandidatët për KLSH u rrëzuan pa të drejtë”, vijon ai.

Meta shton se i ka kërkuar kreut aktual të KLSH-së, Bujar Leskaj të qëndrojë në detyrë. “I kam kërkuar kryetarit të KLSH, z. Bujar Leskaj të qëndrojë në detyrë deri në zgjedhjet e kryetarit të ri. Bujar Leskaj të mos i bindet asnjë urdhri për uzurpimin e këtij pozicioni kushtetues”, thotë ai.

leter Meta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.