Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Maxhoranca reagon për përgjimet e “Bild”, Manja: Nxjerrja e sekretit hetimor vepër penale, Prokuroria të hetojë

14:23 / June 5, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ulsi manja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Si deputet i Partisë Socialiste, anëtar i Kryesisë së kësaj partie dhe njëherësh kryetar i komisionit parlamentar të ligjeve, Ulsi Manja doli para mediave për të thënë se është nxjerrë sekreti hetimor, lidhur me përgjimet e publikuara në median gjermane “Bild”, dhe për këtë sipas tij duhet bërë hetim serioz për prokurorë dhe oficerë të policisë gjyqësore të prokurorisë.

Ndërkohë vetë gazetari i “Bild” tha në një status në Facebook se përgjimet janë marrë nga policia dhe jo nga organi i akzuës.

“Agjencitë e zbatimit të ligjit, e kam fjalën për prokruroinë dhe policinë gjyqësore të vlerësojnë seriozisht çështjet e daljes në publik të sekretit hetimor dhe të kthehen në hullinjtë e zbatimit të ligjit penal dhe procedurial, jo vetëm për të cituar persona të përfshirë në dosjen 339 apo çdo dosje tjetër penale që ka në hetim, po dhe për të cituar brenda vetes të gjithë ata prokurorë dhe OPGJ që në mënyrë të verbër e kanë braktisur misionin që u cakton Kushtetuta dhe ligji për prokurorinë duke i çuar dosjet penale në hetim në zyrat e Partisë Demokratike, duke thyer rëndë sekretin hetimor”, tha Manja.

Duke theksuar se nxjerrja e sekretit hetimor është vepër penale dënueshme, ai i kërkoi Prokurorisë të hetojë “jo vetëm autorët e përfshirë në veprat penale po dhe brenda radhëve të veta, sepse koha për tu ndarë me zyrtarë të tillë publikë, dhe këtu e kam fjalën për prokurorë dhe ofivcerë të papërgjegjshëm është sot”.

Ndërkaq, ai tha se pas gjithë kësaj historie qëndron Partia Demokratike e cila po i servir materiale sensitive opinionit publik. “Në asnjë nga materialet e dala publike deri tani unë nuk kam dëgjuar të flitet as për vota, as për lekë, as për leje e as për licenca dhe pse janë komunikime dhe biseda ndërmjet personave që sot janë nën akuzë nga drejtësia. Të mos merret me thashetheme e as me filxhanin, por opinionit publik t’i serviren të vërtat siç janë dhe në fakt këto të vërteta duhet t’ia japë drejtësia”, tha ai.

Bild ulsi manja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.