Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mazhoranca kërkoi ‘ndëshkimin’ e 29 deputetëve të PD-së, mblidhet “Etika” e Kuvendit

09:31 / December 19, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 5299
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas kaosit në Parlament ditën e djeshme, Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin nga salla e Kuvendit të 29 deputetëve të opozitës, përfshirë edhe kryedemokratin Sali Berisha.

Sekretariati i Etikës do ta shqyrtojë kërkesën këtë të premte, më 19 dhjetor.

Për dëmtimin e pajisjeve dhe përplasjet me Gardën, është kërkuar përjashtimi me 60 ditë për Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka dhe deputetët, Belind Këlliçi, Klevis Balliu, Fidel Kreka, Ledina Alolli, Denisa Vata e Albana Vokshi.

Me 30 ditë, për kryetarin e partisë Sali Berisha, kreun e grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi dhe deputeten Elda Hoti. Socialistët thonë se ata fyen ministrat dhe penguan seancën plenare.

Deputetët që janë përjashtuar me 10 ditë janë Besart Xhaferri, Xhelal Mziu, Bledjon Nallbati, Luçiano Boçi, Saimir Korreshi, Edi Paloka, Ina Zhupa, Klodiana Çapja, Oerd Bylykbashi, Eno Bozdo, Tomorr Alizoti, Ivi Kaso, Gent Strazimiri, Luan Baçi, Bledi Himçi, Greta Bardeli, Manjola Luku, Flamur Hoxha dhe Kliti Hoti.

Në sallë, u hodhën mjete piroteknike, u ndezën flakadanë dhe pati përplasje fizike mes demokratëve dhe punonjësve të Gardës.

Seanca e fundit parlamentare për këtë vit u karakterizua nga përplasje të forta (edhe fizike) mes mazhorancës dhe opozitës, aq sa u desh ndërhyrja e vazhdueshme e Gardës së Republikës.

Endrit Shabani bëri betimin si Avokat i Popullit në formën më kaotike të mundshme. Edhe çështja “Balluku” krijoi tensione. Deputetët e opozitës nuk lejuan zhvillimin normal të seancës, megjithatë PS votoi e vetme aktet normative, në kohë rekord.

deputetëve kërkoi mazhoranca opozitës përjashtimin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.