Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mazhoranca rrëzon kërkesën për mocion me debat lidhur me gjetjet e OLAF-it dhe masat që duhet të merren

12:16 / July 16, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1707244856xbardhi me pallto 212
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zbardhen debatet në konferencën e kryetarëve. PD ka kërkuar mocion me debat lidhur me gjetjet e OLAF-it dhe masat që duhet të marrë Kuvendi i Shqipërisë që të sigurohen mekanizmat e nevojshëm, që mbrojnë interesat financiare të BE-së nga aktivitetet ilegale dhe që sjellin përfitimin e fondeve nga programi IPARD nga fermerët shqiptarë. 

Gazment Bardhi: “Kuvendi duhet të analizojë gjetjet e OLAF-it, të shohë çfarë nuk ka shkuar me fondet e BE-së dhe të marrë çdo masë që mundëson zhbllokimin e fondeve nga BE-ja. Prandaj edhe kërkesa për debat dhe rezoluta janë në këtë linjë. Gjithashtu kërkojmë që, nëpërmjet një komisioni të posaçëm në koordinim edhe me BE-në, të adresojmë çdo problem.”

Çuçi: “Nuk jemi kundër, por mendojmë se nuk është koha e duhur. Për disa arsye, duke nisur nga fakti se raporti i OLAF-it nuk është zyrtar dhe është ende konfidencial. Gjithashtu, ka një hetim të organeve të drejtësisë. Kërkoj mirëkuptim dhe nuk jam kundër, por ta bëjmë në vjeshtë kur dhe raportet t’i kemi zyrtare.”

Bardhi: “Kërkesa jonë nuk bazohet në thashetheme. Më vjen keq që kolegu Çuçi nuk e ka si informacion, por raporti i OLAF-it është publik në faqen e Komisionit Europian. Nuk janë thashetheme, por përmbledhja zyrtare që OLAF ka bërë mbi hetimin për rastet e abuzimeve me fondet e BE-së. Raporti i është vënë në dispozicion autoriteteve ekzekutive shqiptare, por edhe drejtësisë. Kërkesa nuk bazohet as në thashetheme e lajme gazetash, por në raportin zyrtar të OLAF-it. Po të ishte bazuar mbi lajme mediash, do të kishim kërkuar në korrik 2023 këtë debat, por kemi pritur raportin zyrtar. Është fiks momenti tani për këtë debat, një punë që padyshim do të zgjasë edhe në sesionin tjetër parlamentar. Me rëndësi është që të biem dakord për debatin, pastaj kohën se kur e vendos debatin, në bazë të rregullores, i takon kërkuesve.”

Gazment Bardhi: “T’ju vijë turp, po shkelni hapur rregulloren. Po mbroni hajdutërinë. Ne ju ftojmë të marrim masa, ndërsa ju mbroni vjedhjet.”

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Në kërkim për pastrim parash/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

19:20 / September 1, 2026

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026

Bashkia e Tiranës: Veliaj firmos nga paraburgimi listëpagesat dhe pranon tre dorëheqje

17:40 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.