Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Mazniku: Buxheti i bashkive 9.3% më i lartë sesa në 2024

16:06 / November 11, 20242 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Mazniku
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, shqyrtoi këtë të hënë projektligjin “Për buxhetin e vitit 2025”. Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku tha pushteti vendor do të ketë një buxhet 9.3% më të madh në vitin 2025, se ai i këtij viti. ”Buxheti 2025 mbështet secilën prej 61 bashkive për më shumë punë të mira në komunitetet tona dhe shërbime të standardeve më të larta për të gjithë qytetarët shqiptarë”, tha ai.

Po ashtu theksoi edhe se një portofol i rëndësishëm për pushtetin vendor janë të ardhurat që mbledhin vetë bashkitë. ”Në 2025 do të aplikojmë për herë të parë skemën e grantit bazuar në performacë, ndërsa do të vijojmë zbatimin e projektit “Bashki të forta (BTF), faza 2” me një financim 11.9 milion franga zvicerane”, u shpreh Mazniku.

Ministri shtoi edhe se rreth 6 milionë franga zvicerante nga të cilat 2.8 milionë janë financim i qeverisë shqiptare dhe pjesa tjetër e asaj zvicerane, është fondi për skemën e granteve që do të pilotojë Ministria për Pushtetin Vendor, vitin që vjen në mbështetej të bashkive mbi bazën e performancës së tyre.

Për të skema synon ngritjen e një mekanizmi grantesh që bazohet në disa tregues të performacës së bashkive. Mazniku bëri të ditur se vitin që vjen synohet të ngrihet edhe një Qendër e Trajnimi për nëpunësit vendor.

Arbjan Mazniku bashkitë buxheti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Krahasimi i fortë nga Avokatja e Shtetit për të drejtat e njeriut, Ballanca: Edhe në Europë ka sfida e përpjekje

22:00 / June 18, 2025

Rama poston videon: Leqet e Hotit, kalimi malor spektakolar në veri të Shqipërisë

21:01 / June 18, 2025

Zyrtarja e BE, Brettel: Po ndjekim nga afër atë që po ndodh në Shqipëri

19:57 / June 18, 2025

Mbyllet dita e parë e rinumërimit për Tiranën, u verifikuan kutitë e 60 qendrave

19:19 / June 18, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.