Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mbahet në jetë me tuba: Një 66 vjeçar nga Lushnja, në gjendje të rëndë tek Infektivi në Tiranë

16:04 / March 14, 20201 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
koronavirusiii 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri ka shkuar në 38 me 5 rastet e reja të konfirmuara sot.

Nga të dhënat e publikuara prej Ministrisë së Shëndetësisë, vatrat kryesore të koronavirusit në Shqipëri janë në Tiranë, Durrës dhe sëfundmi në Fier.

12 prej të prekurve janë të shtruar tek reparti Infektiv në Tiranë, madje siç bën me dije ministria, dy prej tyre janë në terapi intensive.

Mësohet se një 66 vjeçar nga Lushnja është në gjendje tepër të rendë dhe po mbahet në jetë përmes aparaturave në repartin Infektiv të QSUT-së.

Gjendja e tij u përmend edhe nga kryeministri Rama mesditën e sotme, në të cilën shefi i qeverisë njoftoi për ndalimin e qarkullimit të qytetarëve në parqe.

66 vjeçari është nga Lushnja dhe është një vatër e pavarur nga të tjerat në qarkun e Fierit. Edhe ai ka qenë në Itali dhe është kthyer nga andej ditët e fundit.

Shqipëria shënoi viktimën e parë nga koronavirusi dy ditë më parë. Bëhet fjalë për një 73 vjeçare nga Durrësi, e cila ndërroi jetë në spital duke infektuar disa familjarë dhe një mjek të këtij spitali.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shpërthim i pazakontë i salmonelës në Britani, 207 të infektuar dhe një viktimë

18:40 / August 18, 2026

Zgjedhja e Presidentit të Kosovës, Kurti takohet me Abdixhikun, Osmanin dhe Hazirin

17:58 / August 18, 2026

Bilanci i zjarreve në Parkun Kombëtar të Lurës, shqetësues

17:38 / August 18, 2026

Gonxhja: Firmoset udhëzimi për organizimin dhe funksionimin e komisionit shtetëror të artit në hapësirat publike

17:00 / August 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.