Këtë të martë, më 14 prill, mbahet dita e dytë e Samitit të IV të Diasporës.
Sipas agjendës zyrtare të publikuar më herët nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, dita e dytë e samite do të çelet me historikun e suksesit të diasporës. Fjalën e hapëse do e mbajë ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha. Kurse fjala kryesore do të mbahet nga kryeministri i vendit, Edi Rama.
Në vijim, do të zhvillohet paneli “Diaspora dhe demokracia përfaqësuese në hapësirën shqiptare: nga vota te përfaqësimi institucional”. Fjalën hyrëse do ta mbajë kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ndërsa në panel marrin pjesë Albulena Haxhiu, Afrim Gashi, Nik Gjeloshaj, Taulant Balla dhe Enkel Rexhepi.
Paralelisht, do të zhvillohet paneli “Diaspora partner në biznes dhe inovacion”, ku fjalën kryesore do ta mbajë Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj. Në diskutim marrin pjesë emra si Laura Plaku, Elira Kokona, Arben Shkodra, Ardian Lekaj, Arben Myçari, Arjan Ymeraj dhe Adrian Qyteza.
Në fushën e shëndetësisë, paneli “Diaspora dhe sistemi shëndetësor”, me fjalën kryesore të Ministrit të Shëndetësisë, Evis Sala. Ndër panelistët janë Anxhela Paparizo, Gentian Toshkezi, Arsela Prelaj, Egesta Lopçi, Rudina Tahiri dhe Jona Doda.
Ndërkohë, në sallën ovale do të zhvillohet aktiviteti “Libri si urë identiteti”, me pjesëmarrjen e Besnik Mustafaj, Primo Shllaku, Dhurata Shehri, Vehbi Miftari, Rita Petro dhe Blendi Lami.
Pas pushimit të drekës, diskutimet vijojnë me panelin “Diaspora mbarëshqiptare: a po bëjmë çfarë duhet bashkërisht?”. Në këtë panel marrin pjesë Ferit Hoxha, Glauk Konjufca, Dritan Abazoviç, Arbër Gashi dhe Lazim Destani.
Në orët e pasdites do të zhvillohen disa panele të tjera tematike, mes të cilave “Mësimi digjital dhe standardizimi i gjuhës shqipe në diasporë”, me pjesëmarrjen e Drita Gjongecaj, Ragip Zekolli, Linda Mëniku, Stavri Dajo, Jusuf Zejneli dhe Mevlan Ademaj, si dhe paneli “Diaspora dhe kërkimi shkencor, Programi READ”, me pjesëmarrjen e Enkelejda Imeraj, Arben Merkoçi, Enkelejda Kapia, Andi Hoxhaj, Dhori Qirjazi dhe Evarist Stoja.
Po ashtu, do të diskutohet edhe mbi zhvillimin lokal dhe rural, në një panel të moderuar nga Kreshnik Kuçaj, ku marrin pjesë Fatmir Limani, Gledian Llatja, Benet Beci, Ardita Sinani, Luiza Duraki, Vera Mjeku dhe Qemalj Aliu.
Dita e dytë do të mbyllet me mbrëmjen gala në Pallatin e Kongreseve, me pjesëmarrjen e personaliteteve nga Shqipëria dhe diaspora.
