Një drejtues mjeti nga Tirana është gjobitur me 100 mijë lekë të vjetra nga Policia Rrugore dhe i është hequr patenta për 6 muaj, për shkak se udhëtonte në Kombinat me fëmijën e mitur në prehër dhe pa pajisje fiksuese të posaçme për të.
Gjithashhtu, drejtuesit të mjetit i janë zbritur dhe 3 pikë nga leja e drejtimit.
Shtetasi Tahir J. duke drejtuar mjetin e tij tip Citroën është ndaluar nga shërbimet e Policisë Rrugore në rrugën “Llazi Miho” në Kombinat. Efektivët kanë konstatuar se ai mbante në prehër fëmijën, pa pajisje fiksuese, ndërsa vetë kishte vënë rripin e sigurimit.
