I arrestuar nga policia pasi konsiderohet si radikalist, 50-vjeçari Gjergj Laçi mohon të ketë dhunuar bashkëshorten e tij, si dhe dy djemtë, përkatësisht 15 dhe 17 vjeç. Ai ata i ka mbajtur të mbyllur për 6 vite. Po ashtu 50-vjeçari ka dëshmuar para oficerëve të policisë dhe të Antiterrorit se nuk i linte fëmijët të dilnin nga banesa për të mos u infektuar nga lëndët narkotike, dhe se ka ndjekur parimet e tija fetare.
“Kam ndjekur parimet e mia fetare. Fëmijët dhe bashkëshorten nuk i kam lënë të dalin për t’i ruajtur nga e keqja. Nuk doja që ata të nisnin drogën apo të infektoheshin”, ka pohuar Laçi.
Dy djemtë dhe nëna e tyre kanë treguar në prani të psikologëve se ata dhunoheshin sistematikisht. Tashmë ata janë dërguar në një qendër rehabilitimi. Për këto akuza, ditën e martë, 50-vjeçari do të dalë para Gjykatës së Tiranës.
