Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale, Ogerta Manastriliu, ka publikuar sot pamjet nga brenda spitaleve. Në një postim në mediat sociale, ministrja shprehet se ekipet e mjekëve janë të shërbim të pacientëve 24 orë në ditë në 7 ditë të javës.
Më tej ajo shprehet se të gjithë duhet të kenë kujdes, të ruajnë distancat fizike, të zbatojnë rregullat e higjienës dhe të mbajnë maskën.





