Arbana Osmani ka bërë të ditur më në fund për ndjekësit e emisionit shumë të dashur “Dua të të bëj të lumtur” edhe datën e nisjes së sezonit të ri të tij.
Ajo në fakt ka qenë mjaft e angazhuar fundjavën që shkoi, pasi libri i saj i fundit “Receta në 5 minuta”, ishte pjesë e panairit ku ajo nuk mungonte asnjë ditë të panairit për të dhënë autografe për lexuesit.
Mes urimeve të shumta fansat e kanë pyetur për datën dhe Arbana ka bërë të ditur se do të nisë më 18 janar të vitit të ardhshëm.