Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

“Mbape ka lindur për të luajtur te Reali”, drejtuesi i madrilenëve paralajmëron afrimin e francezit në verë

22:18 / October 10, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Mbappe
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kilian Mbape është një hap larg Real Madrid. Kjo frazë është përsëritur vazhdimisht në vitet e fundit por gjithmonë merkato nuk ka sjellë transferimin e sulmuesit francez në Spanjë. Megjithatë, ne verën e vitit 2024, kjo lëvizje parashikohet që të bëhet realitet dhe këtë radhë e paralajmëron Hoze Manuel Oterio Ladtres, një person i grupit drejtues të Real Madrid dhe njeri i afërt me Florentino Perez.

“Shpresojmë që Mbape të ketë menduar njëlloj si Bellingam. Shumë klube ishin pas Bellingam dhe në fund ai tha se dëshironte të shkonte te Real Madrid”, tha ai. “Jam i bindur se Mbape do të vijë dhe do të gjejë lavdinë kur të arrijë te Real Madrid pasi këta futbollistë kanë lindur për të luajtur këtu. Në vend që të endet sa në një klub në tjetrin.

Pse nuk erdhi në verën e 2022? Ai vuajti një trysni të jashtëzakonshme nga emiri i Katarit dhe Macron, i cili i tha që nuk mund t’ia bënte këtë. Nuk kam asnjë dyshim që po ta pyesësh tani është i penduar për atë vendim.

Florentino nuk e përjetoi keq, e kuptoi reagimin e lojtarit. Madridi gjithmonë e ka mbrojtur, i ka lënë dyert e hapura. Zidan erdhi kur ishte 29 vjeç, ai do të vijë 25. Do të ketë shumë vite përpara me ne”, tha drejtuesi i Real Madrid.

mbappe merkato Real Madrid
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Champions League/ Shorti vendos Real-Benfica, duele delikate për Juven dhe Interin

13:04 / January 30, 2026

Zyrtarizohen delegatët dhe kandidaturat për zgjedhjet e FSHF

20:18 / January 29, 2026

Lot, dhimbje dhe lule në “Selman Stërmasi”, KF Tirana e Flamurtari i japin lamtumirën vajzës 10-vjeçare të futbollistit Alvarez

14:19 / January 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.