Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Mbappe: U preka pse Giroud foli publikisht, Benzema i jep shumë Francës!

21:46 / June 13, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
m bappe
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kylian Mbappe ka dalë në konferencë për shtyp në vend të trajnerit Didier Deschpams. Sa duket te Franca kanë dashur të sheshojnë një herë e mirë diskutimet mbi raportin e sulmuesit me Olivier Giroude. Ky i fundit u ankua se ylli i PSG nuk i pason dhe më shumë i dhemb fakti që shoku i skuadrës nuk e ka sqaruar diçka të tillë përballë.

“Kam folur me Olivier Giroud. Të gjithë e dinë çfarë ndodhi. Të them të vërtetën u preka pak nga kjo, por nuk është se ne do të bëjmë ndonjë ‘marrëveshje të madhe’, pasi jemi këtu të prezantojmë Francën.

Kjo është gjëja më e rëndësishme. Më dhemb më shumë për faktin që e tha publikisht sesa fakti që e tha. Unë e pashë atë në dhomat e zhveshjes dhe nuk më tha asgjë. Ai shprehur një ndjenjë që unë e kam 365 ditë të vitit”, shprehet Mbappe.

“A më përmirëson Benzema? Koha do e tregojë, por unë nuk kam aspak dyshime. Më pëlqen shumë të luaj krah tij, ai mund të bëjë diferencën në çdo moment. E kam parë në TV dhe jam përballur me të në Champions League. Ai është një nga më të mirët akoma, ai mund të bëjë gjithçka.

Nuk kemi luajtur shumë së bashku. Ai nuk është nga ata që duhet të provojnë cilësitë, ai është një lojtar i shkëlqyeshëm, shpresoj të na sjellë shumë cilësi. Nuk ka dyshime për të. Mund t’i japë shumë këtij grupi”.

“3 lojtarët që më intrigojnë? Buffon, sepse do të doja të dija se çfarë do të bëjë me të ardhmen e tij. Messi, sepse nuk flet shumë dhe mund të zbulojmë shumë gjëra. Mount, sepse është një lojtar i shkëlqyeshëm dhe për momentin dimë pak gjëra”.

“Rastet e humbura? Jam ndoshta lojtari që krijoj më shumë raste shënimi, por nuk finalizoj shumë. Pochettino më ka thënë se nëse do finalizoja saktë rastet e mia, atëherë do t’i mbyllja sezonet e mia me 60 gola”, është shprehur Mbappe.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Përfundon kontrata e Edi Martinit te Vllaznia, klubi shkodran e shkarkon nga detyra

20:39 / October 1, 2026

San Marino-Shqipëri, formacionet zyrtare/ Rikthehet Mitaj, Sina debuton me kuqezinjtë

20:25 / September 29, 2026

Sfida kundër San Marinos, Gjimshiti: Synojmë vendin e parë

20:03 / September 28, 2026

Portieri refuzon të luajë, Irlanda rregjistron një mbrojtës si ‘gardian rezervë’ ndaj Izraelit…

16:05 / September 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.