Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Mbarojnë efektet sezonale, euro fillon rritjen

13:30 / August 27, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Zbriti pranë mesatares historike, ja me sa u zhvlerësua këtë vit
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Monedha e përbashkët ka shënuar rritje në tregun vendas ditët e fundit, pas rënies që ajo pësoi në fillim të gushtit, duke reflektuar në këtë mënyrë fundin e efekteve sezonale.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 121.49 lekë, duke shënuar të tretën ditë me rritje. Ekspertët e këmbimit valutor pohojnë se fundi i gushtit tradicionalisht shoqërohet me zhvlerësim të monedhës vendase, për shkak të përfundimit të efekteve sezonale, teksa emigrantët largohen dhe fluksi i turistëve fillon e bie.

Ekspertët presin që deri në dhjetor, euro të vijojë të jetë më e qëndrueshme, ndërsa nga fundi i dhjetorit, rifillimi i efekteve sezonale, me ardhjen e emigrantëve, përgjithësisht i zhvlerëson valutat.

Në fillim të muajit gusht euro ra ndjeshëm, duke zbritur në 120.75, që ishte jo vetëm niveli më i ulët i këtij viti, por edhe rekordi i 12 viteve (që nga 2007), teksa euro iu afrua nivelit më të ulët ët të gjitha kohërave, i cili është arritur në dhjetor 2007, kur euro zbriti për pak kohë në 120.4 lekë.

Që nga fillimi i vitit deri në 27 gusht, kursi mesatar i euros është 123.3 lekë, nga 127.6 lekë që është mesatarja e 2018-s, me një nënçmim prej 4.3 lekësh.

Rënia është më e ulët në raport me vitin e kaluar, ku përgjatë gjithë 2018-s, euro u zhvlerësua mesatarisht me 6.5 lekë.

Që nga mesi i vitit 2016, kur monedha e përbashkët ka hyrë në një cikël të pandalshëm rënës, euro ka rënë me 16.5 lekë, ose gati 12%. Kjo rënie ka ardhur pavarësisht se deficiti i llogarisë korente (që mat hyrje-daljet e valutës nga Shqipëria) nuk ka shfaqur shenja përmirësimi.

Sipas ekspertëve, rënia e qëndrueshme e euros lidhet me rritjen e ofertës për valutë, kryesisht nga kanalet informale si dhe qarkullimin e ngadaltë të monedhës vendase.

Eksportuesit janë ata që janë goditur më shumë nga rënia e euros, pasi i kanë të ardhurave në valutë dhe shpenzimet në lekë. Edhe Banka e Shqipërisë në një raport të fundit pohonte se një zhvlerësim i mëtejshëm i euros do të ndikonte negativisht në ekonomi, ndonëse parashikonte që monedha e përbashkët do të ishte më e qëndrueshme në të ardhmen./ Monitor

Capture 15

Euro
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

ASHK: Do të formalizohen 697 kulla të vjetra, poseduesit do të pajisen me certifikatë pronësie

22:22 / July 21, 2026

Gjermania rihap debatin për dyqanet të dielave, por ndalimi mbetet në fuqi

18:30 / July 21, 2026

Qiratë në Gjermani shtrenjtohen ndjeshëm, oferta e banesave tkurret

17:59 / July 21, 2026

Volkswagen nis ristrukturimin më të madh në histori, do të përgjysmojë gamën e modeleve

18:07 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.