Pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kryetari i komanduar i saj, Enkelejd Alibeaj u shpreh se bashkimi nuk mund të ndodhë duke pushtuar selinë, ku kishte parasysh prezencën e Sali Berishës dhe të përjashtuarve të tjerë të cilët nuk ishin të ftuar të merrnin pjesë.
“Të gjejmë spiralen e bashkimit, ajonis me palët që nisin të marrin frymë. Bashkimi bëhet duke qetësuar shpirtrat e tyre sepse këto 6 muaj është zhvilluar një luftë e dhunshme.
Sinjalet nuk mund të jepen duke pushtuar selinë e duke ardhur në mënyrë të dhunshme në mbledhjen e grupit parlamentar ndërkohë që nuk është pjesë e grupit parlamentar. Berisha nuk është pjesë e grupit. Për të gjetur gjuhën e përbashkët, ca akte të rëndësishme që të perceptohen nga njerëzit duhen bërë. Ndërprerja e gjuhës lincuese.
Të ndërpritet kjo gjuhë dhe këto procese të njëanshme që demokratët në bazë të bashkohen.
Si me Bashën duhet të ndodhë edhe me Berishën. Të japë dorëheqjen. Ndërkohë që ne bëjmë këtë tollovi Rama fërkon barkun”, deklaroi Enkelejd Alibeaj.
