Mbërritën në Portin e Durrësit automjetet luftarake të blinduara për ushtrinë tonë. Nisur nga fotot, ato janë modeli “International MaxxPro Plus MRAP” ( Mine Resistant Ambush Protected). Këto janë projektuar dhe prodhuar nga kompania amerikane Navistar Defence, pjesë e Navistar International, në bashkëpunin me kompaninë izraelite Plasan Sasa.
Këto mjete ndahen në Kategorinë l dhe Kategorinë ll, që ka të bëjë me realizimin dhe shfrytëzimin e zonës për pasagjerët. Versioni me dopjo rrota nga pas, ai që duket edhe nga fotot, quhet MaxxPro Plus dhe lejon ngarkesë më të madhe.
Këto mjete pajisen me motorrë të familjes Navistar DT që janë në disa versione si: Maxx Force DT (cilindrata 7,6 litra dhe 210-300 kf), MaxxForce 9 (cilindrata 9.3 litra dhe 300-330 kf), si dhe MaxxForce 10 (e njejta cilindratë, por arrin deri 350 kf). Në faqen zyrtare të Navistar Defence, për versionet e fundit jepet motori International DT-M10 me 425 kf. Nga larg, te Kalata 10 mund të shiheshin rreth 40-50 copë, ndërkohë që gjatë rrugës vijonte transporti./ tirananews.al
Postime te ngjashme
Add A Comment