Mbrëmjen e sotme kanë mbërritur në vendin tonë 22 mijë e 230 doza të tjera të PFIZER.
Lajmin e bën me dije kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjete sociale.
“Sapo mbërriti në Rinas partia e parë e 22 mijë e 230 dozave PFIZER, që do të lëvrohen deri në 20 prill.
Vazhdojmë me forcë e me këmbëngulje përpara, që t’i kthejmë Shqipërisë buzëqeshjen një orë e më parë, mes vendeve më të shpejta në Europë për vaksinimin masiv”, shkruan Rama.
