Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mbërrin anija që do kthejë emigrantët në Itali

08:45 / October 19, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
51a6ad75 e1d4 4dca 99b3 f8ed1753c773 1 768x576 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një anije italiane e rojes bregdetare ka mbërritur në Portin e Shëngjinit mëngjesin e sotëm, për të marrë 12 emigrantët që pak ditë më parë ishin akomoduar në qendrën e Gjadrit.

Pas vendimit të Gjykatës së Romës, të 12 emigrantët nga Egjipti dhe Bangladeshi do të zhvendosen në Itali, ndoshta në Bari, dhe më pas në një qendër pritjeje, ku do të jenë në pritje të procedurave.

Nga Gjadri drejt portit të Shëngjinit, 12 emigrantët do të transportohen me një autobus nën masa sigurie, të ngjashëm me atë që tre ditë më parë i çoi në qendrën e akomodimit.

Vendimi i gjykatës së Romës për rrëzimin e riatdhesimit të shtetasve të huaj të transferuar në Shqipëri ishte kryesisht i parashikueshëm. Masa u urdhërua për 12 të huajt, të cilët janë pjesë e 16 emigrantëve (10 nga Bangladeshi dhe 6 nga Egjipti) të transportuar drejt Shqipërisë nga anija Libra e Marinës italiane. Katër të tjerët ishin kthyer në Itali me një varkë patrullimi: dy u deklaruan të mitur, dy të tjerë raportuan probleme shëndetësore.

Të gjithë urdhrat e lëshuara në dy javët e fundit bazohen në një vendim të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, e cila më 4 tetor ripërcaktoi kriterin e “vendit të sigurt” duke vendosur kufizime të rrepta për mundësinë e riatdhesimit të emigrantëve në vendet e tyre të origjinës. Çështja e shqyrtuar në Luksemburg kishte të bënte me një shtetas moldav i cili mbërriti në Republikën Çeke dhe ndaj tij ishte aktivizuar procedura e dëbimit. Por, siç ndodh gjithmonë me vendimet e Gjykatës së Drejtësisë, parimi duhet të zgjerohet dhe për këtë arsye duhet të zbatohet nga të gjitha shtetet anëtare.

anija
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vritet me thikë zv.presidentja e Bank of America në Times Square, autorja sulmon me thikë edhe policët, ekzekutohet pas ndërhyrjes

08:24 / September 2, 2026

Irani sulmon bazat amerikane në Lindjen e Mesme

08:19 / September 2, 2026

Në kërkim për pastrim parash/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

19:20 / September 1, 2026

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.