Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

”Mbërrin dimri”/ Evropa Qendrore do përballet me përmbytje të mëdha, shira të dendur dhe borë

19:09 / September 13, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Moti i keq ne Europe
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zjarrfikësit në Republikën Çeke janë përgatitur për reshje ekstreme dhe përmbytje të mundshme gjatë ditëve në vijim, duke grumbulluar thasë me rërë dhe ndërtuar barriera përgjatë lumenjve kryesore në të gjithë vendin. Banorët janë paralajmëruar të përgatiten për evakuime të mundshme. Disa ngjarje publike në të gjithë Çekinë që ishin planifikuar për fundjavën janë anuluar me kërkesë të autoriteteve, duke përfshirë ndeshjet e futbollit.

Praga shpreson të shpëtojë nga më e keqja e përmbytjeve. Në Brno, qytetin e dytë më të madh në Çeki ende nuk ka përfunduar puna për mbrojtjen nga përmbytjet, ndryshe nga Praga. Vëmendja është përqendruar në pjesët qendrore dhe lindore të vendit, veçanërisht në Moravinë Veriore, ku në vitin 1997 humbën jetën 50 persona si pasojë e motit të keq.

Në Poloni, kryeministri Donald Tusk udhëtoi në qytetin jugperëndimor të Wrocław ku parashikohen përmbytje. Autoritetet u bënë thirrje banorëve që të sigurojnë ushqime dhe të përgatiten për ndërprerjet e energjisë elektrike.

Në Gjermani autoritet kanë lëshuar ​​paralajmërime për reshje të mëdha në të gjithë territorin e vendit, përfshirë Alpet, ku priten reshje të dendura bore dhe erëra të forta. Austria po përgatitet gjithashtu për shira të dendur dhe një front masiv të ftohtë që pritet të sjellë borë në lartësi të mëdha.

dimer permbytje shira
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.