Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Mbërrin i nxehti afrikan, të mërkurën temperatura deri në 38 gradë

16:04 / June 20, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vape
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

ava e fundit e qershorit pritet që të sjellë dhe të nxehtin afrikan ku temperaturat do të arrijnë në vlerat deri në 38 gradë celsius.

Drejtuesja e Zyrës Operacionale pranë MeteoAlb, Lajda Porja bën me dije se ditët më të nxehta pritet që të jenë e marta dhe e mërkura. Ndër të tjera ajo bën me dije se zonat më të nxehta do të jenë qarku i Elbasanit dhe i Beratit, por gjithashtu nuk ngelet pas as Tirana dhe zonat bregdetare.

Temperaturat deri në 33 gradë do të shënohen dhe në qarkun e Dibrës.

Ndërkohë Porja thekson se gjatë këtyre ditëve do të jetë e pranishme dhe lagështia ku herë pas here do të kemi shtrëngata shiu dhe breshëri në zona të izoluara.

“Prej 24 orësh i nxehti afrikan ka përfshirë gadishullin e Ballkanit duke çuar në rritjen e temperaturave në vlerat minimale. Kjo do të jetë dhe java më e nxehtë e muajit të verës. Parashikohet se zonat më të nxehta do të jetë qarku i Elbasanit, Ura Vajgurore Berati që do të shënojnë temperatura deri në 36 gradë celsius dhe në zonat malore temperaturat do të shkojnë deri në 31 gradë.

Të martën dhe të mërkurën temperaturat deri në 38 gradë celsius dhe në Tiranë, ndërsa në zonat malore temperatura deri në 33 gradë celsius. Këto janë masa ajrore që vijnë nga Afrika dhe kanë përfshirë brigjet e Mesdheut.

Gjatë këtyre kohëve nuk do të mungojnë dhe reshjet, që do të jenë të pranishme në disa zona që do të jenë në formë rrebeshi.

Momentalisht nuk presim që të kemi pluhur afrikan, por do të kemi temperatura të larta dhe reshje shiu në formë rrebeshi, kryefjala e këtyre ditëve është temperatura ku dhe temperaturat e natës do të jenë në rritje. Një tjetër element dallues në këtë periudhë është lagështira në ajër që na bën të ndiejmë më shumë dhe të nxehtin”, ka thënë ajo.

Gjithashtu i gjithë rajoni do të jetë në mbizotërimin e masave ajrore të nxehta ku më të larta temperaturat pritet që të jenë në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut që nuk i kanë përjetuar më parë këto masa ajrore.

“Javën tjetër është e rëndësishme që qytetarët të bëjnë kujdes në daljen në pikun e verës akoma që ndiejmë është më e lartë sesa ajo që ne raportojmë. Kjo do të jetë një situatë në të gjithë Rajonin që ndryshe nga vendi jonë që ne jemi mësuar që ti kemi .

Është një valë e të nxehtit që ne e kemi përjetuar gjatë viteve të fundit, epiqendra e temperaturave më të larta pritet që të jenë për Kosovën dhe Maqedoninë që nuk janë ndeshur me këto temperatura”, ka thënë ndër të tjera Porja.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zgjedhjet/ Kështu pritet të ndahen vendet në legjislaturën e 11-të në Kuvendin e Kosovës

09:12 / June 8, 2026

Kurti shpall fitoren dhe zbulon lëvizjen e radhës: Takime me të gjitha partitë

08:34 / June 8, 2026

UNESCO shpalli Liqenin e Shkodrës Rezervë të Re të Biosferës Botërore, Rama publikon pamjet: Rezultat i punës sonë diplomatike

08:11 / June 8, 2026

Diell dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për këtë të hënë

08:03 / June 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.