Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Mbërrin në Londër trupi i Mbretëreshës Elizabeth II

22:01 / September 13, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Queen
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Avioni me arkivolin e Mbretëreshës Elizabeth II u ul në Londër, ku turma të shumta ishin mbledhur përgjatë rrugës drejt Pallatit Buckingham.

Avioni ushtarak C-17 Globemaster u ul të martën në bazën e forcave ajrore Northolt, në perëndim të qytetit, rreth një orë pasi u nis nga Edinburgu i Skocisë. Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, Sekretari i Mbrojtjes, Ben Wallace, si dhe një roje nderi ishin pjesë e pritjes së arkivolit në bazë.

londer

Trupi i mbretëreshës është duke përshkuar kështu rrugëtimin e fundit që nisi nga Kështjella Balmoral në Skocinë veriore, ku monarkja vdiq të enjten, në moshën 96 vjeçare, pas 70 vitesh në fron.

Njerëzit përcjellin në rrugët e Londrës kalimin e arkivolit (13 shtator 2022)

Arkivoli kaloi përmes mijëra njerëzve të mbledhur në motin me reshje për të treguar nderimin e tyre. Mbreti Charles III dhe anëtarët e tjerë të familjes e presin arkivolin në Pallatin Buckingham.

Mbreti Charles III, u kthye në Londër nga Irlanda e Veriut, ku vizita e tij krijoi një moment të rrallë uniteti nga politikanët në një rajon me një identitet të kontestuar britanik dhe irlandez që është thellësisht i ndarë për sa i përket monarkisë.

Ai do ta kalojë natën në shtëpinë e mbretëreshës në Londër. Trupi i saj do të niset të mërkurën me një karrocë mbretërore të tërhequr nga kuaj drejt dhomave të Parlamentit për të qëndruar atje për homazhe katërditore, përpara funeralit të së hënës në Westminster Abbey.

londer1

Elizabeth II Londer trupi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.