Anija e Marinës “Libra” e cila u nis nga Brindisi me 40 emigrantë ka mbërritur në portin e Shëngjinit. Emigrantët do të vendosen në Gjadër, qendrën e ndalimit dhe riatdhesimit të refugjatëve të ngritur nga qeveria italiane në Shqipëri. Anija me të cilën mbërritën në Shëngjin, do i dhurohet i Shqipërisë.
Vendimi erdhi pas miratimit të dekretit të 28 marsit, i cili lejon transferimin jo vetëm të azilkërkuesve të kapur në det, por edhe të migrantëve të parregullt.
Kjo pasi komisioneri i policisë u ka dorëzuar dekretin e dëbimit dhe gjykata ka vendosur qëndrimin e tyre në qendrën e pritjes së azilkërkuesve.