Tirana e priti 2019-ën në një mot të ftohtë por pa reshje shiu, dhe sheshi ishte i mbushur plotë me njerëz që e pritën vitin e ri me të afërmit e tyre.
Ndërkohë që Vitit të Ri 2019, i parapriu një koncert në Sheshin Skënderbej, të organizuar nga Bashkia e Tiranës. Në këtë koncert kënduan këngëtarët Flori Mumajesi, Evi Reçi, Ardit Çuni, Alban Nimani, West Side Family, Eneda Tarifa, Eranda Libohova dhe të tjerë artistë të njohur të skenës dhe ekranit.
Nuk mungoi edhe urimi nga kryebashkiaku Erjon Veliaj i cili i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Ajola Xoxa uruan të gjithë shqiptarët: Gëzuar Vitin e Ri 2019. ”Nesër Tirana do të jetë edhe më e bukur, me plot ndryshime të reja që na presin. Fjala Bashki ka kuptimin e të gjithëve ne bashkë, ndaj nën këtë simbolikë do ta bëjmë Tiranën edhe më të mirë,” tha mes të tjerash Veliaj.
Urimit për shumë vjet Gëzuar i bashkohet edhe Tirananews.al, që së bashku me stafin e saj përcjell urimet me të mira për 2019-ën; Fat, Mbarësi dhe Begati në çdo familje shqiptare. GËZUAR 2019!