Situata e djeshme me Luiz Ejllin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” i ka ndarë njerëzit në dy grupe, ata që besojnë që historia e treguar dje nga këngëtari ka të vërteta të trishta që ai nuk është gati t’i bëjë publike, dhe skeptikët që mendojnë se ai gënjeu për lojë.
Nga reagimet e njerëzve në rrjet mund të thuhet me bindje që grupi i parë, ata që mbështesin Luizin është dominant. Pavarësisht se shumica e banorëve brenda në shtëpi i mbajnë qëndrim dhe po e sulmojnë, jashtë, pjesa më e madhe e njerëzve e simpatizojnë dhe duan që ai të vazhdojë eksperiencën e tij.
Nisur nga gjendja emocionale jo aq e qëndrueshme që ka shfaqur këngëtari, mbështetësit e tij menduan që t’i dërgojnë një mesazh mbështetjeje.
“Si i thuhet luanit shqip? #MELUIZIN“, shkruhej në dronin e dërguar. Por, nga pamjet, mesazhi nuk ka shkuar te objektivi, pasi produksioni nuk lejoi të shihet nga Luizi dhe banorët e tjerë, duke i urdhëruar që të futen brenda në shtëpi, e të qëndrojnë në dhomën e gjumit.
Një dron i njëjtë, me mesazh inkurajues, u dërgua edhe për Kiarën pak ditë më parë, skenë e cila nuk u ndalua. Pse, këtë radhë u veprua ndryshe? Pse produksioni nuk dëshiron që Luizi të mësojë sa mbështetje ka në këto momente nga jashtë?
