Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi ishte sot në Prokurorinë e Tiranës për padinë e PD-së kundër ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe policisë për “përdorimin kriminal të gazit lotsjellës në protestë”.
Ai tha se qytetarët që protestuan janë arrestuar padrejtësisht. “Prokuroria të mos bëhet shtojcë e policisë së shtetit, por të mbrojë qytetarët e saj”, tha Bardhi. I pyetur për deklaratat e Lleshajt për protestën, ai e quajti një mbetje të komunizmit ministrin e Brendshëm.
Për policët e plagosur në spital, Bardhi tha se shkuan vetëm për filmime.
Lexo edhe: Lleshaj në deklaratë pas protestës: Tinëzar ndryshuat drejtim, dhunuat institucionet