Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mbetjet e rrezikshme, Bylykbashi: Porti i Durrësit, skenë krimi

12:23 / October 27, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
2353234f b5d0 4a97 a3f0 3ae5b0d87b84 770x433 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nënkryetari i PD, Oert Bylykbashi, ishte një nga pjesëmarrësit në protestën e zhvilluar paraditen e sotme në hyrje të Portit të Durrësit, kundër mbetjeve toksike që pritet të mbërrijnë mëngjesin e së hënës në këtë port.

Deputeti Bylykbashi, një prej ligjvënësve të opozitës që në zgjedhjet e fundit mori mandatin pikërisht nga qarku Durrës,  tha se ky port është skenë krimi dhe është prova se si janë grabitur shqiptarët në një nga pasuritë më të mëdha dhe strategjik të vendit. Bylykbashi i ka bërë thirrje SPAK që të nisë hetimet lidhur me këtë skandal. Ai tha se nuk mjafton vetëm transparenca, por duhen hetime që të zbardhin atë që ka ndodhur.

“Unë jam një qytetar si të gjithë ju, një durrsak, ku po rrezikohemi me mbetjet toksike që do të helmojnë jetën e qytetarëve.

Jemi mësuar të dëgjojmë skandale njëra pas tjetrës por ky është një nga ato që shqetëson çdo prind për shëndetin e fëmijëve për tani dhe për të ardhmen.

Qyteti i Durrësit mban vendin e parë për sëmundjet që vijnë nga ndotja e ambientit. Çfarë do të indohet nëse Rrjeti i Bazelit nuk do të denonconte këtë skandal dhe vepër penale.

Nëse nuk do të kishin reaguar organet e shteteve tjera nuk do të merrnin vesh asgjë, ata do të vinin dhe të groposeshin pa asnjë dijeni për qytetarët.

Ky është model kriminal qeverisës, është detyra jonë qytetare të reagojmë fort për të gjithë ata që kanë lidhje me këtë skandal.

Ky port është kthyer nën qeverisjen e Ramës në një vatër të krimit të organizuar, këtu kalojnë kotinier me drogë dhe nuk  kap njeri.

Ky port është skenë krimi dhe është prova se si janë grabitur shqiptarët në një nga pasuritë më të mëdha dhe strategjik të vendit. Pyetja është ky ndodhet prokuroria, është skenë krimi dhe prova edhe organi hetues duhet të jetë këtu për të hetuar dhe nxjerrë përgjegjësit”, tha ai.

Bylykbashi Durres mbetjet toksike
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.