Kryeministri Edi Rama ka postuar një video, ku tregon se me Krishtlindjen kaloi dhe numri 10 milionë i turistëve të huaj në Shqipëri. Një shifër historike, ku edhe Rama shkruan se kjo është një arritje fantastike e paimagjinueshme më parë. “LAJM I BUKUR! Bashkë me Krishtlindjen kaloi edhe numri 10.000.000 i turistëve të huaj në Shqipëri; një arritje fantastike e paimagjinueshme deri pak vite më parë! GËZUAR! 10 011 500 turistë të huaj kanë hyrë në vendin tonë deri mbrëmë”, shkruan Rama.
Postime te ngjashme
Add A Comment
