Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Mbi 100 doza drogë gati për shitje, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë

12:50 / February 10, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
9310aa1a a35a 4eda b666 d0eee33eb3ab 726x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Dealer”, për goditjen e shpërndarjes së drogave në doza të vogla.

Gjatë aksionit të zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6 janë sekuestruar 115 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa gati për shitje dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm dhe një aparat celular.

Ndërkohë, në pranga ka rënë poseduesi i drogës dhe parave, 21-vjeçari Xhesi Mehmeti, banues në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimeve, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në të dhënat e grumbulluara në rrugë operative, se një shtetas posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike cannabis sativa në zonën e Kombinatit, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Dealer”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– Xh. M., 21 vjeç, banues në Tiranë.

Në rrugën “Thoma Koxhaj”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe arrestuar në flagrancë shtetasin Xh. M., 21 vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 115 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, të paketuara në qese farmaceutike, gati për shitje, një aparat celular dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm.

Ndërkohë, vijon puna hetimore për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fishek dhe një letër kërcënuese/ Kanosi kushëririn dhe familjarët e tij për t’i marrë 300 000 euro, arrestohet në flagrancë 56-vjeçari

12:59 / September 13, 2026

Nuk justifikoheshin me të ardhurat, sekuestrohen 3 automjete luksoze në Vlorë

12:26 / September 13, 2026

Avokati Ndreca: SPAK refuzoi pa një shkak të ligjshëm takimin e avokatëve britanikë me Veliajn

16:58 / September 11, 2026

Reklamonin prostitucionin në rrjetet sociale, arrestohen 3 shtetase të huaja

15:47 / September 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.