Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

Mbi 100 mijë turistë kanë vizituar Korçën në 2018

16:47 / December 30, 20182 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
large Korca nga qielli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Më e vizituara në juglindje të vendit, Korça mbetet destinacion gjithëvjetor për vizitorët vendas dhe të huaj. Nuk është vetëm qyteti i Korçës me arkitekturën e tij të veçantë, muzet e shumtë, kulinaria krejt tradicionale, argëtimi rinor dhe pasionant me serenatat e famshme, një jetë pa komlekse e paragjykime, ato që e bëjnë vizitorin të ndihet i lirë për disa çaste, por janë dhe vendet piktoreske rreth qytetit me peizazhet e tyre të papërsëritshme ku të japin mundësinë të njihesh me natyrën, historinë, kulturën, por dhe me sportet alpine, si ato të skive apo ngjitjeve malore.
Të vizitosh Korçën nuk mund të lësh pa parë Voskopojën, Dardhën, Vithkuqin apo Boboshticën, qendra të lashta banimi që i kanë mbijetuar kohës. Filo thotë për ATSH se, “vitet e fundit në qytetin e Korçës dhe rrethinat e saj janë shtuar më shumë se 30 njësi akomodimi, me mbi 500 shtretër fjetjeje, që pothuajse janë të prenotuar çdo ditë”.
Pikun e saj të vizitave, Korça e ka në dimër, thotë Sotiraq Filo, kur turistët vijnë për t’u argëtuar në mjedisin dimëror me borë të saj, në pistat e skive në Dardhë e Voskopojë, por dhe për muzikën e veçantë dhe kulinarinë tradicionale dhe tepër “pikante”.
Kryetari i bashkisë, Filo thotë se, “qëllimi ynë është ta mbajmë ndezur këtë trend të nisur dhe të synojmë objektiva të tjera për vitin që po nis”.
Korça është e vizitueshme në të katër stinët e vitit dhe kush nuk ka parë Korçën, nuk ka parë kulturën shqiptare.large Korca nga qielli

Korce turiste vizitore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në rrugën Korçë-Devoll, makina përplas për vdekje këmbësorin!

14:18 / May 31, 2026

Dy automjete përplasen kokë më kokë në aksin Korçë-Maliq, 2 të plagosur

20:39 / May 26, 2026

Pas disa orësh ndërprerje/ Nis sërish me tensione procesi për garën për kryetar të degës së PD në Korçë!

14:01 / May 3, 2026

Përplasje për listat e anëtarësisë, ndërpritet procesi i votimit për kreun e PD-së në Korçë, anëtarët e komisionit heqin kutitë

11:10 / May 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.