Gaynor Evans është emri i gjyshes që është bërë kryefjala e mediave ndërkombëtare. Kjo ka ndodhur sepse kjo gjyshe ka pasur mbi 200 të dashur dhe thotë se marrëdhëniet me meshkuj mbi moshën 30-vjeçare ta shpifin.
Ajo ka thënë në një intervistë:
“Meshkujt
mbi 30 vjeç ta shpifin në seks.”
57-vjeçarja nga Enfield i Londrës ka thënë po ashtu se marrëdhëniet me djemtë e
rinj janë çelësi, që femrat e moshuara të ndihen gjithmonë të reja dhe
energjike.
Ajo është divorcuar nga burri i saj i dytë në vitin 2010 dhe që nga ajo kohë ka pasur më shumë se 200 të dashur.
Pas divorcit ajo u lidh me një 23-vjeçar dhe pasi kreu marrëdhënie me të kuptoi se duhet të dilte vetëm me meshkuj të rinj në moshë.
Kjo grua është gjyshja e katër vogëlushëve. Ajo është 57-vjeç dhe familja e saj e mbështet edhe pse disa prej të dashurve të saj kanë qenë më të rinj se fëmijët e saj në moshë.