Një në tre gra në botë sipas organizatave ndërkombëtare i është nënshtruar dhunës fizike ose seksuale nga partneri të paktën një herë në jetë.
Në Shqipëri në rreth 4100 raste përgjatë këtyre 11 muajve dhuna ka qenë e tillë sa gratë kanë mundur mentalitetin dominues se ky është një fenomen që qendron brenda mureve të shtëpisë dhe e kanë denoncuar në polici.
Më shumë se gjysma ose rreth 2700 gra në vend kanë kërkuar urdhër mbrojtje.
Procedimet penale për dhunë ndaj grave referuar të dhënave të Institutit të Statistikave pesë vitet e fundit kanë ardhur në rritje.
Mbi 1800 persona janë proceduar vetëm vitin e shkuar nga rreth 5200 raste të denoncuara dhe zbuluara nga Policia.
Megjithkëtë institucionet ndërkombëtare vlerësojnë se dhuna ndaj grave mbetet kryesisht e pa raportuar për shkak të mos ndëshkimit, heshtjes, stigmës dhe turpit që e rrethon.
