Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Mbi 5 orë në SPAK, Artan Hoxha zbërthen çështjet e nxehta ku është i implikuar Arben Ahmetaj

21:30 / June 22, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
beni e hoxha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari Artan Hoxha ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli për qëndrimin e ish zv.kryeministrit Arben Ahemtaj, për pesë orë në SPAK, ku u pyet nga prokurorët për një sërë çështjesh. 

Hoxha tha se Ahmetaj është thirrur në cilësinë e personit që është vendosur nën hetim dhe se ai dyshohet për katër vepra penale. 

“Më në fund, pasi u përfol për një kohë të gjatë, Ahmetaj u thirr në statusin e personit nën hetim. Kjo pritej prej kohësh. Dy prokurorë e kanë marrë në pyetje.

Pjesa më e madhe e kohës është pyetur për historinë e inceneratorëve, sepse zoti Ahmetaj, edhe pse kemi dy inceneratorë, Elbasanin dhe Fierin, në fazën përfundimtare, Ahmetaj nuk ka qenë aty edhe pse është akuzuar për lidhje me Mërtirin dhe Zoton, por deri në këtë moment nuk ka qenë i përfshirë te dosjet. Mbase edhe për historinë e procedurave, sepse aty ka shumë teknikalitete. Ai është pyetur edhe për shkak te dijenisë ose informacionit që ka patur.

Pjesa tjetër ka qenë për cështjen e shpërdorimit të detyrës, pastrim parash, përfitim i paligjshëm.

I është vendosur nën sekuestro preventive një vilë në Palasë, që është e bashkëjetueses së tij. Prokuroria dyshon se vila mund të jetë përfituar si pasojë e aferës së inceneratorëve. Pjesa tjetër është kontrolli në vilën në Hamallaj, ku u gjet një sasi prej 30 mijë euro.

Ndër të tjera, është edhe denoncimi i fundit për faturat dhe hotelet në disa udhëtime që zoti Ahmetaj ka bërë me shpenzimet e personazheve kryesore të inceneratorëve, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. E gjithë ajo që është folur, ka qenë subjekt i seancës që është zhvilluar sot.

SPAK e ka çështjen brenda afateve. Akuzat janë; shpërdorim detyre, korrupsion, pastrim parash, përfitime të paligjshme”, deklaroi Hoxha. 

Arben Ahmetaj spak zberthen
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.