Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Mbi 600 të helmuar/ Ujësjellësi i Krujës: Nis furnizimi me ujë, por jo për ta pirë apo për gatim

18:45 / October 28, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
unnamed 14
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas përfundimit të procesit të klorikifikimit të depove të ujësjellësit në qytetin e Krujës dhe referuar përgjigjeve të analizave fizio – kimike dhe baktereologjike, ISHSH Durrës  autorizon Shoqërinë Ujësjellës Kanalizime Krujëpër rifillimin e furnizimit me ujë me kushtin vetëm për përdorim sanitar.

Mbrëmjen e sotme në orën 20:00 do të rinisë furnizimi me ujë të për banorët e qytetit Krujë. Deri në një njoftim të dytë, uji do të përdoret për arsye sanitare, dhe jo për t’u pirë.

“Në vijim të njoftimeve mbi situatën e ndodhur në qytetin e Krujës me ujin e pijshëm dhe mbi furnizimin në ditët në vazhdim të banorëve, ju informojmë si më poshtë :Pas përfundimit të procesit të klorikifikimit të depove të ujësjellësit në qytetin e Krujës dhe referuar përgjigjeve të analizave fizio – kimike dhe baktereologjike të bëra në datën 26/10/2021 nga laboratorët e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Krujë dhe të ISHP Tirane nga ku rezulton se cilësia e ujit është brenda parametrave të lejuara për përdorim sanitar, ISHSH Durrës me anë të vendimit Nr. ISHSH-DR-2021-001617-4, datë 27/10 /2021, autorizon Shoqërinë Ujësjellës Kanalizime Krujë sha për rifillimin e furnizimit me ujë me kushtin vetëm për përdorim sanitar.

Pësa më sipër njoftojmë se, furnizimi me ujë do të rifillojë ditën e Enjte, datë 28.10.2021 ora 20:00 për banorët e qytetit, me kapacitet të reduktuar në mënyrë që të kryhen analiza të tjera në vijim për furnizimin e radhës.

Lutemi për mirëkuptimin Tuaj në zbatim të protokolleve të Higjenës dhe Sigurisë së Shëndetit Publik, që uji i rrjedhshëm nga rrjeti si dhe uji në depozitat familjare të përdoret vetëm për nevoja sanitare shtëpiake dhe jo për konsum për pirje dhe gatim, deri në një njoftim të dytë nga ana e Ujësjellës Kanalizime Krujë”, thuhet në njoftim.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.