Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Mbi 800 mijë shtetas të Kosovës erdhën në Shqipëri për pushime vetëm në gusht

18:41 / August 30, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
morine 111
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qytetarët e Kosovës, duket se kanë vendosur të mbajnë gjallë industrinë e turizmit në Shqipëri edhe në ditët e fundit të këtij sezoni turistik mes pandemisë së koronavirusit. Të shtunën dhe sot (e diel)  ka pasur fluks te jashtëzakonshëm të hyrjes në Shqipëri të pushueseve nga Kosova.  Vetëm gjatë gushtit mbi 800 mijë qytetarë të Kosovës pushuan në Shqipëri.

Sikurse çdo fundjavë edhe këtë herë qytetarët e Kosovës kanë” mësyrë” Shqipërinë për të pushuar.

Kolona të gjata janë krijuar në mëngjesin e sotëm në pikën kufitare në Vërmicë.  E njëjta situatë ka qenë edhe ditën e shtune.

Llogaritet që mëngjesin e së shtunës të kenë hyrë 15 mijë qytetarë të Kosovës me 5 mije mjete. Destinacionet nisin me Shëngjinin,Velipoja, Durresi dhe shkojnë deri poshtë në Jug..

Pritje deri në 20 minuta për të dalë nga Kosova

Në pikën kufitare në Vërmicë është një numër i madh i veturave të cilat po presin për të kaluar në Shqipëri. Numri I lartë ka bërë që pritjet për të kaluar nga Kosova në Shqipëri në këtë pikë  kufitare të shkojnë deri në 20 minuta sipas Qendrës për menaxhim kufitar ndërkohë që ka krijuar kolona deri në 200 metra.

Kosovën.

Ndërkaq gjendja në pikat tjera kufitare është e qetë.

Gjatë gjithë këtij muaji, fluksi ka qenë i lartë, pavarësisht se ky muaj shënoi dhe numrin më të lartë të infektimeve dhe jetëve të humbura si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë.

Zyra për Informim e Policisë së Kosovës,  ka bërë me dije se gjatë gushtit për në Shqipëri për pushime kanë dalë 810 mijë e 71 qytetarë të Kosovës. Por shifrat mund të jetë më lartë pasi gjatë gushtit çdo ditë në mëngjes e mbrëmje ka pasur një fluks të jashtëzakonshëm në Vërmicë dhe numri i qytetarëve të Kosovës që pushuan këtë verë në Shqipëri, do ti kalojë pritshmëritë, me më shume se 1 milion pushues.

Ndërkohë, krahasuar me vitin e kaluar ka pasur një ngritje të ndejshme, meqë në vitin 2019 gjatë periudhës së njëjtë të vitit kishin kaluar kufirin për në Shqipëri, në Pikë Kufitare në Vërmicë 686 mijë e 467 persona. Qytetaret nga Kosova jo vetëm kësaj radhe por në vazhdimësi mbajnë primatin e turistëve që vizitojnë Shqipërinë gjatë sezonit veror.

Kujtojmë që rreth 80 mijë persona me 19 mijë automjete kanë hyrë nga Kosova në Shqipëri, javën e parë të gushtit vetëm përmes pikës kufitare të Morinit në Kukës, ndërkohë që në korrik mesatarja ditore e kalimeve në kufi drejt Shqipërisë dhe anasjelltas i kaloi mbi 10 mijë. Fatos Shala

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bonusi i pensioneve/ Ekonomi: Ai që përfitohet deri në 2029 nuk kthehet më pas

22:59 / November 18, 2026

Plagosje në zonën e plazhit në Durrës/ I lënduari transportohet në spital për ndihmën mjekësore

22:42 / November 18, 2026

Kënga nacionaliste serbe në koncertin e BE-së, Marta Kos i kërkon falje Kurtit: Nuk duhej të kishte ndodhur

21:00 / November 18, 2026

Jakup Krasniqi përfundon vizitën pranë familjes, ish-kryetari i Kuvendit largohet nga Prishtina drejt Hagës

20:20 / November 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.