Mali i Zi do vendosë trupa ushtarakë në kufi si përgjigje ndaj rritjes së numrit të emigrantëve që kalojnë përmes vendit drejt shteteve të BE. Rreth 8.000 emigrantë nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut kaluan në kufirin e Malit të Zi në vitin 2019 për të shkuar drejt vendeve më të pasura në Bashkimin Europian. Ky është dyfishi i totalit të një viti më parë, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin. “Ushtria do të angazhohet për të mbrojtur kufijtë shtetërorë dhe do të ndihmojë agjencitë e zbatimit të ligjit,”- tha Këshilli i Mbrojtjes dhe Siguria e Shtetit në një deklaratë të premten. Vendosja e trupave pritet të fillojë në fund të vitit.
Postime te ngjashme
Add A Comment
