Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Mbillnin kanabis në zonë me bimësi të dendur për mos t’u pikasur, dy në pranga

12:42 / August 21, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arme municione
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Tiranës ka sekuestruar 3 armë zjarri, municione luftarake dhe ka asgjësuar 60 rrënjë kanabis gjatë operacionit policor të koduar “Bulceshi”.

Sipas policia sasia e drogës ishte mbjellë në një zonë malore dhe me bimësi të dendur, me qëllim që të mos pikasej nga efektivët. Dy persona janë vënë në pranga, ndërkohë që gjatë kontrollit policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë, dy armë gjahu çifte, një armë të ftohtë thikë, një palë dylbi dhe një sasi municioni.

NJOFTIMI I POLICISE

Finalizohet operacioni “Bulceshi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike

Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 4 Tiranë.

Sekuestrohen 3 armë zjarri, një armë e ftohtë, municion luftarak, si dhe asgjësohen 60 bimë kanabis.

Në pranga dy shtetas, si autorë të dyshuar të kultivimit të kanabisit dhe armëmbatjes pa leje.

Në kuadër të operacionit masiv për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, është finalizuar operacioni policor “Bulceshi”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

L. B., 33 vjeç, banues në Zall-Bastar, Tiranë;
P. N., 58 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë;

Gjatë kontrollit të territorit dhe mbi bazën e informacioneve të grumbulluara më parë, shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur Bulcesh, Njësia Administrative Zall-Bastar, në një zonë malore dhe me bimësi të dendur, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 60 bimë, të dyshuara si bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa.

Gjithashtu, gjatë kontrollit policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë, dy armë gjahu çifte, një armë të ftohtë thikë, një palë dylbi dhe një sasi municioni.

Vijon puna per identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike “, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake e municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

pranga
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dy në pranga dhe dy në kërkim për vrasjen e 48-vjeçarit në Gjirokastër

21:18 / October 16, 2026

Zjarr masiv pranë pyllit të Semanit, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

20:49 / October 16, 2026

Polici i plagosur, në gjendje stabël/ Mjekët: Operacioni me sukses, ndodhet në reanimacion

11:51 / October 16, 2026

Tentoi ta godasë me thikë bashkëjetuesen/ Pranga 39-vjeçarit në Shkodër

10:47 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.