Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mbledhja me dyer të mbyllura / Zbulohet strategjia e PS për miratimin e ligjeve para vendimit për negociatat

20:56 / April 20, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
konference kryetaresh ruci
KONFERENCA E KRYETAREVE PER BUXHETIN E 2018 - Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruci, gjate konferences se Kryetareve e cila eshte mblidhur per prezantimin e buxhetit te shtetit te vitit 2018, nga Ministri i Financave, Arben Ahmetaj./r/n/r/nCHARIMEN CONFERENCE - Albania's Speaker of Parliament Gramoz Ruci, during the Conference of Chairmen gathered for the presentation of the state budget of 2018 by the Minister of Finance, Arben Ahmetaj.
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pak para propozimit të Komisionit Europian për hapjen ose jo të negociatave për anëtarësim me Shqipërinë, socialistët parashikojnë që të miratojnë edhe paketën e dytë të ligjeve që lidhen me reformën në dejtësi.

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të Konferencës së Kryetarëve,  Taulant Balla ka kërkuar që këto ligje të miratohen që në seancën e datës 8 maj, që sipas tij përkon dhe me datën 9 maj që është dita e Europës, ku Shqipëria raporton për përmbushjen e paketës së dytë të Reformës në Drejtësi.

Tirananews.al sjell për lexuesit edhe diskutimet që janë bërë në këtë mbledhje me dyer të mbyllura.

Taulant Balla – Jemi dakord me planifikimin e raportimeve. Do të dëshiroja të thosha

se për seancën e caktuar në datë 9 maj kemi aktivitete me rastin e ditës së Evropës, ndaj seanca

plenare të planifikohet për datën 8 maj e mërkurë, ora 10.00.

Ulsi Manja – Lidhur me projektvendimin “Për strategjinë e edukimit ligjor të publikut

në Republikën e Shqipërisë”, të planifikohet për seancën e radhës, pasi komisioni i Ligjeve e

miratoi sot. Është një nga projektligjet e paketës së dytë të ligjeve të Reformës në Drejtësi dhe

nëse ka hapësirë të përfshihet në seancë.

Taulant Balla – Nga planifikimi është se deri në seancën e datës 8 maj ne t’i kemi

mbyllur pothuajse tërësisht, pjesën më të madhe të këtyre ligjeve që lidhen me paketën e dytë

të Reformës në Drejtësi. Kjo përkon dhe me datën 9 maj që është dita e Europës, ku Shqipëria

raporton me krenari për përmbushjen e paketës së dytë të Reformës në Drejtësi.

Ulsi Manja – Këtë diskutim e kam bërë edhe me Drejtorinë e Seancës Plenare. Ne në

datën 9 maj do të duhet të votojmë në Kuvend të tre projektligjet e fundit të paketës së dytë të

Reformës në Drejtësi. Njëra u mbyll sot, ndërsa dy të tjerat mbyllen javën që vjen.

Gramoz Ruçi – Bëjini çdo njërën në një seancë dhe mos i lini për një seancë të vetme të

tëra.

Ulsi Manja – Mund të lëmë për datën 8 maj, njërën, të fundit. / tirananews.al

1 1 3

Gramoz Ruçi Konferenca e Kryetareve Taulant Balla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.