Strukturat drejtuese të opozitës gjatë mbledhjes urgjente të orëve të vona kanë vendosur zhvillimin e dy protestave të mëdha.
Protestën e parë do ta zhvillojnë ditën e dielë në orë 11:00 para Drejtorisë së Policisë së Tiranës për arrestimin e Sait Dollapit.
Ndërkohë që protesta e dytë do të zhvillohet ditën e hënë në orën 18:30, ku PD dhe LSI do të thërrasin një tubim kombëtar para Kryeministrisë.
