Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Mbledhja qesharake tek “Media”/ Deputeti që u filmua me gishtat në hundë s’di si drejtohet komisioni, e ndihmon..

17:06 / June 6, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ramazan gjuzi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mbledhja e radhës e komisionit parlamentar të medias ishte për të dëgjuar kandidatët për anëtarë të Këshillit Drejtues të RTSH-së, dhe ishte mbledhja e parë nën drejtimin e kryetarit të ri, Ramazan Gjuzi.

Ky i fundit u bë i famshëm pak ditë më parë për sjelljen e tij të pahijshme të gishtit në hundë gjatë mbledhjeve online. Por duket se nuk ka arritur ta përballojë drejtimin e mbledhjes.

Me deputeten Mirela Kumbaro në krah, Ramazan Gjuzi në pjesën më të madhe të mbledhjes u duk sikur nuk mund ta përballonte debatin dhe sidomos kundërshtitë nga ish-kryetarja Fatjona Dhimitri.

Gjatë mbledhjes përtej raportimeve të kandidatëve për anëtarë të Këshillit Drejtues të RTSH nuk munguan edhe lapsuset nga deputetët.

DISKUTIMI NË KOMISION

Ramazan Gjuzi: Fillojmë me kuorumin, Mirela Kumbaro, Musa Ulqini, Fidel Ylli, Vilma Belllo, Fadil Nasufi…

Fidel Ylli: Fadili vjen për 5 minuta, se ishte në një varrim dhe është rrugës. Është duke ardhur se i kishte vdekur tezja.

Ramazan Gjuzi: Fatjona Dhimitri, Kostaq Papa është?

Kostaq Papa: Jam, jam, unë ju shoh dhe ju dëgjoj, por ju nuk më shihni…

Ramazan Gjuzi: Kuorumi plotësohet… Kemi seancë dëgjimore me 3 kandidatë për anëtarë të Këshillit Drejtues të RTSH

Fatjona Dhimitri: A mund ta marr fjalën për procedurë? Ne kemi diskutuar që në këto kushte të pandemisë të mos u jepej përparësi këtyre çështje, por emergjencave. Situatë emergjente që duhej të diskutohej sot është përdhunimi i vajzës 15-vjeçare nga roja monstër i shkollës dhe sot duhet të ishte ministrja e Arsimit për të raportuar.

Mirela Kumbaro: Atëherë, me gjithë respektin për ju, dua të sjell në vëmendje që kur znj.Dhimitri ka qenë kryetare, ne këtë çështje e kemi diskutuar dhe ka qenë e parashikuar

Fatjona Dhimitri: Nuk ma mbyll dot gojën mua…

Mirela Kumbaro: Të lutem, vazhdojmë me seancën se po na presin kandidatët. Vazhdo me procesverbalin (i drejtohet kryetarit të komisionit)

Ramazan Gjuzi: Fillojmë me pikën 1 të rendit të ditës. Për procesverbalin e datës 19 maj 1920, ndjesë, 2020, ka ndonjë vërejtje? Fjalën e ka z.Ulqini si relator i çështjes.

Mirela Kumbaro: Biem dakord, besoj, që z.Ulqini të jetë relator i çështjes?

Fatjona Dhimitri: Ma keni ndërprerë lidhjen. Mos i bëni këto gjëra! Mirela, mos lër nam.

Mirela Kumbaro: Znj.Dhimitri, faleminderit, të mos bërtasim, por të vazhdojmë mbledhjen. Kemi një vit që e tërheqim zvarrë këtë çështje dhe sot jemi këtu për të vazhduar punën si kudo. Unë mendoj që të vazhdojmë mbledhjen.

Fatjona Dhimitri: Znj.Kumbaro, ndjesë, por dua fjalën për procedurë. Më dëgjoni?

Mirela Kumbaro: Me qetësi, nuk kemi nevojë të ulërasim…

Fatjona Dhimitri: Dua të di se nuk po e kuptoj kush po e drejton komisionin? Ju apo z.Gjuzi? E keni parë veten aty si dukeni?

Mirela Kumbaro: Unë nuk po drejtoj komisionin, por po bisedoj me kolegët.

Fatjona Dhimitri: Jo. Ti ke marrë komisionin në dorë.

Mirela Kumbaro: Qetësohuni se edhe ju, kur keni drejtuar mbledhjen e parë, keni kërkuar ndihmën e nënkryetares, se është çështje eksperience. Buzëqeshni e qetësohuni.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: Biznesi i vogël nuk do të tatohet deri në vitin 2029, ndryshime në taksën e qarkullimit dhe TVSH-në

12:28 / November 18, 2026

Rama në Kuvend: Opozita, hapëse gropash. Historia do flasë për ne si ndërtues të Shqipërisë europiane

11:24 / November 18, 2026

Rama prezanton buxhetin 2027 në Kuvend: 200 milionë euro buxhet vetëm për pensionistët. 40 milionë euro për indeksimin

11:21 / November 18, 2026

Rama në Kuvend: Nga 1 janari hiqet taksa e qarkullimit, kryeministri prezanton lehtësirat fiskale në Buxhetin 2027

11:04 / November 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.