Pas seancës së përbashkët të qeverisë së Malit të Zi dhe Shqipërisë, e cila është planifikuar të mbahet më 27 shkurt, është planifikuar të mbahet një seancë e përbashkët edhe me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Kçto zhvillime sipas zv.kryeministrit Vladimir Jokoviç Ballkani i hapur është thjesht një çështje ekonomike, jo politike.
“Koha e pritjes në kufi të kamionëve që transportojnë mallra është reduktuar me vënien në jetë të Ballkanit të Hapur ndërsa do të shmangen shumë shpenzime të tjera. Vlerësimi se hyrja e e Malit të Zi në këtë iniciativë do të shkatërronte ekonominë është krejtësisht i pajustifikuar.”
Sipas Jokoviç, përkatësisht prodhimet bujqësore do të përfitojnë më së shumti nga kjo iniciativë rajonale sepse testet fitosanitare dhe siguria ushqimore do të kryhen në pikën e magazinimit dhe jo në pikat kufitare. Jokoviç tha se anëtarësimi i Malit të Zi në Ballkanin e Hapur do të reduktonte monopolet dhe korrupsionin ndërsa çështja e anëtarësimit të vendit të tij në këtë iniciativë po diskutohet me publikun e gjerë.