Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Mblidhen ekspertët e “Zgjedhores”, diskutohen propozimet e Gjiknurit dhe Alibeajt

16:14 / March 13, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1705863761 reformazgjedhore
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Larg kuvendit nga i cili është paralajmëruar dështimi i “Zgjedhores”, poshtë zyrave të OSBE-së, tetë ekspertët ata, politik dhe jo, u ulën me ata të ODIHR për të diskutuar propozimet e dy bashkëkryetarëve, socialistit Damian Gjiknuri dhe demokratit Enkelejd Alibeaj.

Deri të enjten e 14 marsit në këtë tryezë me dyer të mbyllura do të diskutohen tetë çështje. Më të debatuarat dhe që janë nënvizuar me të kuqe janë, sistemi elektoral dhe vota e disporës.

E para përfshin hapjen e plotë apo të pjesshme të listave të kandidatëve për deputetë. Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, politikës i duhet të vendosë nëse në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ligjvënësit e rinj do të zgjidhen me votë të drejpërdrejt apo fati i tyre do të varet nga lista e kryetarit dhe vetëm ata që thyejën herësin prej 10 mijë votash mund të ulen në karrigen e deputetit.

Për këtë çështje Partia Socialiste ende nuk ka një vendimarrje, ndërsa Partia Demokratike me kryetar Lulzim Bashën kërkon lista të hapura 100 për qind.

Po aq nga kjo tryezë kërkohet një zgjidhje për votimin nga jashtë. “Kushtetuesja” e detyron politikën që ta mundësojë atë në zgjedhjet e ardhshme, por ajo është e ndarë se kush duhet të përgatisë bazën ligjore, Kuvendi apo Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, që më pas të përcaktohen edhe mënyra e rregjistrimit, e votimit dhe llogaritja e votës.

Çështje të tjera për tu diskutuar me ekspertët e ODIHR janë edhe shtrirja e votimit elektronik, financimi i partive apo depolitizimi i administratës zgjedhore. Do t’i mbetet diskutimeve dy ditore nëse në nivel ekspertësh arrihet në një projekt-draft që më pas të diskutohet e votohet në komisionin e reformës zgjedhore që i kanë mbetuar edhe një javë nga përfundimi i afatit.

reforma
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.