Mjeshtri i Madh i humorit, Zef Deda u nda sot nga jeta në moshën 73-vjeçare.
Në valën e reagimeve e mesazheve ngushëlluese, ishte edhe i gazetares Kozeta Kurti, e cila i dha lamtumirën aktorit me një postim të veçantë.
Ajo tregoi se si Mario Deda ndodhej mbrëmjen e djeshme në skenë për të argëtuar njerëzit me muzikë, ndërkohë që në shtëpi i ati po kalonte orët e tij të fundit të jetës.
Postimi i Kozeta Kurtit:
Mbrëmë, pas një pune më shumë se një muaj, mbyllëm me sukses koncertin e kantautorit Altin Goci
Ndoshta këto kanë qenë duartrokitjet që i kanë shijuar më pak Mario Deda, sepse trupi i tij ishte në Tiranë, në skenë, ndërsa zemra dhe mendja e tij në Shkodër, aty ku ati i Marios dhe figura e dashur e milionave buzëqeshjeve tona, Zef Deda, po kalonte orët e tij të fundit të jetës…
Dardha bie nën dardhë!
Kushedi sa herë ka dalë Zefi në skenë, të na bënte për të qeshur, ndonëse mund të kishte lënë në shtëpi fëmijët sëmurë.
Mbrëmë ishte rradha e Marios: luajti muzikë, këndoi, kërceu, përshëndeti publikun, na përshëndeti edhe ne dhe shkoi për të qenë afër familjes në lamtumirën e fundit për të atin.
I qoftë i lehtë dheu Zef Dedës dhe kurajo familjes!