Franca, Portugalia dhe Belgjika janë 3 kombëtaret e para që sigurojnë matematikisht kualifikimin në Europianin e 2024-t, duke iu bashkuar kështu Gjermanisë, e cila është e kualifikuar automatikisht si vend organizator.
Triumfet në ndeshjet e sotme, kanë sjellë kualifikimin zyrtar. Të 3 këto kombëtare, kanë arritur të bëjnë gjithçka mirë në 6 duelet e para të grupit duke festuar kështu kualifikimin edhe pse kanë mbetur 2 ndeshje nga fundi i fazës së grupeve.
Franca kryeson Grupin B me pikë të plota në 6 ndeshje dhe me një golavarazh +12, po me pikë të plota udhëheq edhe Portugalia e Kristiano Ronaldo, që e ka golavarazhin + 25.
Ndërkohë Belgjika, kombëtarja e tretë e kualifikuar, ka arritur të sigurojë 5 fitore dhe 1 barazim. Golavarazhi +13. Në ndeshjet në vijim do të plotësohet edhe “pazëlli” i Europianit, i cili pritet të jetë spektakolar si gjithmonë.