Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Mbretëresha vdiq/ Ndryshon himni, pulla postare, kartëmonedhat dhe pasaporta britanike

23:02 / September 10, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
er
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sistemi financiar britanik pritet t’i nënshtrohet një ndryshimi radikal të monedhave duke zëvendësuar imazhin e mbretëreshës me atë të mbretit Charls. Pasaportat do të mbeten të vlefshme, por mjetet e reja të identifikimit do të lëshohen në emër të mbretit.

Mbretëresha e Anglisë, Elisabeth II ndërroi jetë dje në moshën 96 vjecare. Tashmë që titulli i mbretit do ti kalojë princ Charles, protokolli mbretëror kërkon dhe ndryshime të tjera. Një gjë e tillë do të ndodhë me himnin kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar, pullat postare dhe prerjet e parave.

Himni kombëtar, i cili deri tani ishte “Zoti ruajtë Mbretëreshën”, ndryshon në “Zoti ruajtë Mbretin”.  Fjalët e tjera të himnit do të jenë të njëjta me ato të kënduara për herë të parë që prej 1952.

Edhe stema mbretërore nuk do të jetë më e njëjta. Aktualisht është “ER” që do të thotë “Mbretëresha Elizabeth II”, por do të marrë emrin e pasuesit. 

Pullat dhe kartëmonedhat e reja do të mbajnë gjithashtu figurën e monarkut të ri. Por jo vetëm paratë dhe pullat, me vdekjen e mbretëreshës do të duhet të bëhet edhe një përditësim i pasaportave britanike.

Të gjithë mjetet e identifikimit të lëshuara në emër të Madhërisë së Saj do të jenë ende të vlefshme për udhëtime, por pasaportat e reja do të përditësohen sipas mbretit Charles.

Madhëria e Tij, Charles ka shpallur një periudhë zie 17 ditore e cila do të zgjasë edhe 7 ditë më tepër nga dita e ceremonisë së funeralit e cila pritet të bëhet publike së shpejti

britanike mbreteresha pasaporta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vritet me thikë zv.presidentja e Bank of America në Times Square, autorja sulmon me thikë edhe policët, ekzekutohet pas ndërhyrjes

08:24 / September 2, 2026

Irani sulmon bazat amerikane në Lindjen e Mesme

08:19 / September 2, 2026

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Ish-kryeministri jep dorëheqjen edhe si deputet

17:56 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.