Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Mbretëria e Bashkuar shpreh shqetësim për mbylljen e institucioneve në veri të Kosovës

20:04 / May 29, 20253 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
mbreteria e bashkuar
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Neil Holland, ka shprehur shqetësim për mbylljen e ndërtesave dhe institucioneve në veri të Kosovës, që funksiononin sipas sistemit të Serbisë.

Sipas një njoftimi të publikuar në ueb-faqen e Qeverisë britanike lidhur me raportin e shefit të misionit të OSBE-së në Kosovë për gjashtë muajt e fundit, Holland po ashtu tha se është urgjente që Kosova të formojë Qeverinë e re, pas zgjedhjeve të shkurtit që tha se u mbajtën në mënyrë paqësore.

“Jemi veçmas të shqetësuar me natyrën e pakoordinuar të mbylljes së institucioneve dhe ndërtesave në veri të Kosovës që ofrojnë shërbime vitale për serbët e Kosovës dhe komunitetet e tjera joshumicë. Mbretëria e Bashkuar vazhdon të inkurajojë Qeverinë e Kosovës që të sigurohet që komunitetet joshumicë të mund të luajnë rol të barabartë në të ardhmen e shtetit dhe të respektojnë zotimet e Kosovës si një shtet gjithëpërfshirës dhe multietnik”, tha ai.

Kosova nisi mbylljen e institucioneve serbe në fillim të vitit 2024. Fillimisht u mbyllën organet e përkohshme komunale, banka Kursimorja e Postës, Posta e Serbisë, Fondi për sigurim pensional dhe shëndetësor, qendrat për punë sociale, ndërmarrjet publike dhe institucione të ngjashme.

Në valën e fundit të mbylljes së institucioneve që funksionojnë në sistemin e Serbisë janë përfshirë edhe salla sportive, biblioteka të qytetit, muzeu i qytetit në Mitrovicën e Veriut, Instituti për kulturë, rini, sport dhe shërbime të specializuara, si dhe Shoqëria Kulturo-Artistike “Kosovski Bozhur”.

Ambasadori Holland po ashtu foli edhe për dhunën në veriun e Kosovës, duke përmendur sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it më 29 maj 2023 në Zveçan dhe sulmin e armatosur nga një grup i serbëve kundër Policisë së Kosovës në Banjskë shtatorin e po atij viti.

“Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Serbisë që të bashkëpunojë plotësisht lidhur me përpjekjet që të gjithë përgjegjësit për sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe në Banjskë të mbahen përgjegjës dhe të përmbushë zotimin për bashkëpunimin në hetimin për sulmin në kanalin e Ibër Lepencit”.

Për sulmin në Banjskë dhe në Ibër-Lepenc, Kosova ka fajësuar Serbinë, por Beogradi ka mohuar përgjegjësinë.

Ambasadori britanik po ashtu kërkoi që Kosova dhe Serbia të angazhohen në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe të zbatojnë obligimet, përfshirë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog për normalizim që nga viti 2011. Palët kanë arritur një sërë marrëveshjesh, por BE-ja ka thënë se pak prej tyre janë zbatuar. Palët po ashtu nuk kanë zhvilluar dialog në nivel politik që nga shtatori i vitit 2023, pas sulmit në Banjskë.

institucione Kosove mbreteria e bashkuar mbyllja shqetesim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Presidenti i Iranit telefonatë me Erdogan: Nuk dëshirojmë të zgjerojmë konfliktin me Izraelin

19:59 / June 16, 2025

Spahiu: Turp që për një grua e lënë Kosovën 5 muaj pa shtet janë idiotë ose spiunë të Bogradit

19:25 / June 16, 2025

Izraeli sulmon godinën e televizionit shtetëror të Iranit

17:59 / June 16, 2025

Izraeli kërkon që të bombardojë Distriktin 3 të Teheranit ku jetojnë 1 mln banorë, mësohet pse

17:27 / June 16, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.