Aktualisht, Ansi Agolli luan në Karabak, Azerbajxhan dhe mediat atje bëjnë të ditur se ai mund të shkojë drejt SHBA-së.
Interesi për Agollin vjen nga Nju Jork Kozmos, që ka arritur thuajse të konkretizohet për detajet finale. Mediat azere thonë se drejtuesit e klubit ku luan aktualisht futbollisti nuk pritet të pengojnë shqiptarin.
“Agolli luan prej shumë vitesh këtu dhe ka qenë si në shtëpi. Nuk do të ketë asnjë penalitet nëse ai zgjedh një kontratë që i ofron atij një të ardhme të mirë”, tha drejtori sportiv i Karabak. Për shqiptarin, pritet një ndeshje lamtumire me Karabak para largimit.