Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Mbushi tregun me ‘lëngun e përdhunimeve’, arrestohet shqiptari i rrezikshëm në ishullin e famshëm grek

14:52 / September 1, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
GHB and GBL Addiction
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 26-vjeçar me orgjinë nga Shqipëria është arrestuar prej Departamentit të antidrogës në ishullin e Mykonos, nën akuzën e shpërndarjes se substancave tepër të rrezikshme për përdoruesit.

Sipas policisë, 26-vjeçari shqiptar, i quajtur Aleksandër (emri nuk jepet i plotë prej policisë), i cili shërben si punonjës i aeroportit të ishullit të njohur turistik grek,u arrestua mbas një operacioni të posaçme të forcave të antidrogës se Selanikut dhe Athinës, ekipe të cilat  kishte shkuar apostafat në ishullin Mykonos, për arrestimin e tij.

Prej hetimeve me metoda speciale dhe survejim disa ditor,u bë i mundur arrestimi i 26 -vjeçarit,në banesën e të cilit u gjet sasia prej më shumë se 1 litër  të lëndës  GBL, ose ndryshe  shurupit të përdhunimeve, një lënde, e cila përdoret gjerësisht kohët e fundit ne baret e ishullit të famshëm grek, për të krijuar gjendje ekstaze dhe rritje të dëshirës seksuale.

Eksperte të luftës kundër narkotikeve,thonë se GBL, konsiderohet si një ndër lëndët më me shume efekte negative për përdoruesit, pasi siç thonë, janë konstatuar një numër i madh i abuzimeve seksuale dhe përdhunimeve, të kryera prej përdorimit të kësaj droge.

Viktimave iu hidhet pa dijeninë e tyre  në pije një sasi e kësaj droge dhe në vazhdim janë denoncuar dhjetëra  abuzime dhe përdhunime, të cilat kohët e fundit janë raportuar  në këtë ishull, duke dëmtuar famën e ishullit, por edhe duke dëmtuar arkat e shoqërive të sigurimit, për post dëmit psikologjik të pa riparueshëm që iu bëhet viktimave të këtyre abuzimeve.

Ekspertet thonë se përdorimi i saj, përveç se shtyn përdoruesin në akte seksuale, i heq viktimës edhe kujtesën për atë akt.

Policia greke thotë se autori kishte përfituar shuma të mëdha parash, duke shitur lenden e  sipërpërmendur. Ai konsiderohet si një ndër trafikantet më  të rrezikshëm të arrestuar me këtë lloj droge ndonjëherë në Greqi, ndaj dhe lajmi për bllokimin e lëndës narkotike, pati jehonë edhe në mediet vendase. / tch

Droge mykonos
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.