Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Mbylle kullën”, zbardhen bisedat mes tre kontrollorëve të arrestuar

12:39 / April 8, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kulla ajrore
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Janë zbardhur bisedat e tre kontrollorëve ajror të “AlbControl” të cilët u arrestuan për “shpërdorim detyre” pasi bojkotuan punën duke bërë që në aeroportin e Rinasit të mos ketë asnjë fluturim prej dy ditësh.

Armando Fezga është konstatuar se ky shtetas ka komunikuar nëpërmjet aplikacionit What App me shtetasin Eldi Dervishi te cilit ne datë 06.04.2021, ora 11:34 i shkruan:

“Nokut ja ka plotësuar Lola gjërat dhe po pret turnin e dytë që ta nisi, turni i pare ACC e kanë gati, Hë në fund do e nisin”.

Më pas, në komunikimin ne grup të datës 06.04.2021, ora 04:25 kontakti i regjistruar me emrin “Hajredini” i shkruan shtetasit Almando:

“Po unë them duhet të bëni dhe toka, jo vetëm atë”, ndërsa kontakti Klesti shkruan:

“Mbylle kullën”.

Shtetësi Hajredin i përgjigjet:

“Nuk pi ujë, guxim kam po jo deri këtu, se ato letra i djeg maxi, me çakmak mbrapa ndërmarrjes”.

Nga përmbajtja e bisedave të zhvilluara mes tyre nga shtetasi Armando Fezga me persona të ndryshëm rezulton që ky shtetas ne date 07.04.2021 ka rezervuar gjithsej 25 dhoma dyshe për stafin e kontrolloreve të “Albcontrol” sh.a në Hotel …

Gjithashtu, nga deklarimet provohet se shtetasit Flora Ndreca Armando Fezga dhe Muhin Mezini në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë ndikuar tek vartësit e tyre për të plotësuar formularin e paaftësisë së përkohëshme për pune, me qëllim shmangien nga detyrimi ligjore, për të ushtruar detyrën e tyre funksionale në insitucionin e rëndësisë së veçantë.

Kryerja e këtyre veprimeve në datat 06.04.2021 dhe 07.04.2021 kanë sjellë pasoja duke nxjerrë jashtë funksionit kullën dhe aeroportin “Nënë Tereza”, Tiranë, duke mos bërë të mundur uljen dhe ngritjen e avionëve.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, si këqyrja e aparatit celular në posedim të shtetases Flora Ndreca, është konstatuar se kjo shtetase ka komunikuar nëpërmjet aplikalicionit “What’s App” me shtetasin Gersi Spaho posedues i numrit telefonik celular “069****”, të cilit në datë 06.04.2021, ora 21:12 i shkruan se:

“Mua dhe Lolën na pushuan, se kemi dhënë dorëheqje të gjithë, por shyqyr që u kujtuan të bëhen bashkë, e prekën fundin ?”

Në datë 06.04.2021, ora 10:50 shtetasi Muhin Mezini i ka dërguar shtetasit Olsi Petri nëpërmjet aplikacionit “What App” foto të formularit të paaftësisë së përkohshme të plotësuar në emër të tij, ndërsa ky fundit i është përgjigjur

“Në 12 jam aty”

Në datë 06.04.2021, ora 10:49, shtetasi Muhin Mezini i ka dërguar kontaktit të regjistruar me emrin Ezi, me numër celular “069*” foto të formularit të paaftësisë së përkohshme të plotësuar në emër të tij, ndërsa bashkëbiseduesi Ezi i përgjigjet:

“E mira është të shkruash me shkurt”.

Nga përmbajtja e bisedës së zhvilluar mes tyre në vijim, del se shtetasi Muhin Mezini e orienton shtetasin Ezi për mënyrën e përpilimit të formularit te paaftësisë së përkohshme të plotësuar në emër të tij.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Xheneta Fetahu “shpërthen” ndaj Milaim Zekës: “Nuk kam pranuar të më shesësh te shokët e tu në Spanjë”

20:38 / November 6, 2026

Hiqet taksa e qarkullimit nga karburanti, a do të ulen çmimet? Ministrja zbulon si do të bëhet kontrolli i sektorit

20:00 / November 6, 2026

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

11:55 / November 6, 2026

Rama inspekton punimet në bypass-in e Tiranës: Do ta çlirojë kryeqytetin nga trafiku/ Shpronësimet do të bëhen sipas ligjit

11:53 / November 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.