Restorantet e stilistit të njohur italian Jamie Oliver, njëherësh ylli i emisioneve të gatimit në Britani, janë mbyllur e shkak për këtë është bërë kolapsi ekonomik në të cilin kanë kaluar.

Sipas “The Guardian” mësohet se janë mbyllur 22 nga 25 restorante të Oliver, duke çuar në humbjen e 1000 vendeve të punës, ndërsa lajmi është bëri publik nga vetë Jamie Oliver, i cili ndërsa shprehej i hidhëruar për këtë ngjarje, falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët e tij.

Mësohet se nga mbyllja e 12 prej këtyre restoranteve Oliver ka pësuar 101 milionë paundë humbje.

Pas falimentit, zinxhiri i restoranteve të Oliver ka kaluar në administrimin e shoqëris KPMG, ndërsa dyshohet se falimentimi ka ardhur për shkak të ulje-ngritjeve të Oliver në famën e tij televizive.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here